Rreth nesh

 

LOGIN është themeluar në Kosovë në vitin 2006, ajo aktualisht gëzon një eksperiencë të gjatë e të suksesshme në tregun kosovar, si dhe garanton një kualifikim të lartë profesional të stafit tonë.

 

Gjatë këtyre viteve, LOGIN ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për shumë kompani si dhe ka siguruar një bashkëpunim të qëndrueshëm shumëvjeçar me biznese të ndryshme në Kosovë - gjë që tregon kënaqësinë e tyre ndaj shërbimeve tona.

 

LOGIN krijon, projekton dhe implementon zgjidhje inovative për të mbuluar çështjet më komplekse të bizneseve. Na lejoni që së bashku me zgjedhjet tona ta drejtojmë biznesin tuaj drejt një suksesi afatgjatë.


Ekspertët tanë do ju ndihmojnë në çdo nevojë tuajën.

 



Ekipi ynë i kualifikuar ofron analiza dhe vlerësime, koncepte dhe implementime, por edhe trajnime, mirëmbajtje dhe zhvillim të mëtejshëm.

 

Së bashku me ju, ne krijojmë dhe zhvillojmë zgjidhje në një masë të duhur e cila i përshtatet ndërmarrjes apo aktivitetit tuaj dhe ju shoqërojmë në të gjitha fazat e projektit; Nga Ideja tek Përfundimi, nga Vizioni tek Versioni!

 

LOGIN zhvillon e ruan një partneritet afatgjatë me bizneset dhe kompanitë në vend, në mënyrë që të arrihen suksese të përbashkëta e të qëndrueshme dhe të bëhet tejkalimi i të gjitha pritshmërive të partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Team